Ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra, pas debatit me aktivistin Altin Hazizaj lidhur me ndryshimet në Kodin e Familjes, deklaroi në MCN Live se komunitetet fetare janë në një linjë me Kushtetutën.
Gurra theksoi se respektimi i prindërve “nënë” dhe “baba” është detyrë jo vetëm fetare, por edhe qytetare.
Nuk i referohemi vetëm librave hyjnorë, kuranit dhe biblës. Edhe Kushtetuta është në këtë linjë. Është një e drejtë e pamohueshme dhe e sanksionuar nga Kushtetuta dhe Kodi i Familjes. Nuk e kemi për revansh. Ky është ndoshta fillimi. Nuk do jetë vetëm kjo tematikë që do të shkojë deri te Kuvendi. Respektimi i prindërve, baba, nënë, dhe familja jo vetëm tradicionale, jo vetëm shqiptare, por në natyrën e vet, është e drejta jonë qoftë si fetarë qoftë si qytetarë që ta mbrojmë. E rëndësishme është që tema të tilla të nxehta dhe të mprehta, debatimi nuk sjell asgjë të keqe”, tha Gurra.



