
Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando nuk ka pranuar të komentojë dosjen “Tahiri-Habilaj”. Ai u shpreh se politikanët nuk duhet të bëjnë rolin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndërkohë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se dy vendet firmosën memorandumin e bashkëpunimit në fushën penale.



