Dyshohet se shtyu gruan drejt vetëvrasjes, Xhemal Loka mohon akuzat: E bëri për shkak të bullizimit në TikTok

Dyshohet se shtyu gruan drejt vetëvrasjes, Xhemal Loka mohon akuzat: E bëri për shkak të bullizimit në TikTok

Xhemal Loka, i arrestuar pasi dyshohet se shtyu gruan e tij Bedrie Lokën, drejt vetëvrasjes është marrë në pyetje sërish nga policia.

Sipas bluve të Durrësit rezulton se kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij të ndjerë, por 45-vjeçari ka mohuar akuzat gjatë marrjes në pyetje.

Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë për shkak të Tik Tok. Nuk e kam dhunuar gruan. E kisha për shtëpi, nuk e çova drejt vetëvrasjes. Unë jam kthyer pak ditë para ndërrimit të viteve nga Greqia. Ka qenë insistimi i Bedries që të vija dhe të kaloja festat në familje. Kemi pasur disa debate pasi kam ardhur, debate që çdo çift i ka. Bedria e vuante shume denigrimin e figurës së saj që iu bë dhe vazhdonte t’i bëhej në TikTok dhe për këtë kemi debatuar edhe më herët. Unë nuk jam bërë shkak që ajo ti japë fund jetës.

Xhemal Loka u arrestua një ditë më parë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Policia ka sekuestruar gjithashtu dhe telefonin i tij celular që e kishte fshehur te motra e tij. Hetuesit kanë në duar veç telefonit të tij edhe atë të bashkëshortes tashmë të vdekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy