Fitorja e VV për zgjedhjet lokale në Podujevë/ Kurti: Këto nuk janë zgjedhje, janë referendum (VIDEO)

Fitorja e VV për zgjedhjet lokale në Podujevë/ Kurti: Këto nuk janë zgjedhje, janë referendum (VIDEO)

Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve lokale në Podujevë, një bastion  shumëvjeçar i LDK në këtë zonë, ndërsa Lista Serbe u shpall fituese në zgjedhjen që u mbajtën në Mitrovicën e Veriut.

Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LV-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Naim Fetahu i PDK-së.

Shpejtim Bulliqi do ta udhëheqë komunën për tetë muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, në fund të vitit 2021.

Kandidati i VV’së, Shpejtim Bulliqi ka fituar pa balotazh në komunën e Podujevës, duke marrë 51.64 përqind të votave.Bulliqi në këto zgjedhje pasohet nga Nexhmi Rudari i LDK’së, më 35.97 përqind, dhe PDK në vendin e tretë, ku Naim Fetahu mori 12.40 përqind të votave.

Ndërkaq, Lista Serbe fitoi bindshëm në Mitrovicën e Veriut, ku ka marrë 89.86 përqind të votave, pasuar nga VV më 3.68 përqind, PDK më 3.54 dhe Dusan Milunovic 2.92 përqind.

Kryetari i ri i Podujevës Shpejtim Bulliqi, pas fitores së sotme në këtë komunë, ka deklaruar se vota e Podujevës i japi mesazh tërë Kosovës dhe realitetit kosovar.

“Jam i lumtur se qytetari i Podujevës i japi mesazh tërë Kosovës. Ka ardhur koha për ndryshim dhe kjo u rikonfirmua për LDK-në më së miri në Podujevë. Ndryshimi do të ndodhë. LDK dikur ishte subjekt serioz, mirëpo janë njerëzit që sot e drejtojnë dhe nuk dua ti komentojë ata”, tha Bulliqi.

Bulliqi tutje u shprehë se nuk ka pranuar ende ndonjë urim nga ana e taborit të LDK-së.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur para mediave pas fitores së kandidatit të partisë së tij për kryetar të Podujevës.

Kurti ka thënë se në Podujevë nuk është bërë zgjedhje por referendum. “Ka fituar qytetari i Podujevës që vendosi për VV dhe Shpejtim Bullqinin per kryetar. Kjo nuk është zgjedhje, kjo është referendum. Jo vetëm sonte por edhe në të ardhmën në Kosovë do të ketë referendume sepse populli është përcaktuar për Vetëvendosjen.Nuk ka fituar thjeshtë as shpejtimi as levizja por keni fituar ju. Ne nuk po e marrim komunën ne po ua kthjemë juve komunën. Me siguri që të gjithë jeni gëzuar shumë, me siguri që festa nuk do të përfundoj sonte. Unë ju lus që të shpërndaheni në mënyrë të qetë”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se komuna e Podujevës dhe ajo e Mitrovicës së Veriut shpallën zgjedhjet pasi dy ish-kryetarët, Agim Veliu e Goran Rakic morën poste në Qeverinë Hoti.

Zgjedhjet janë zhvilluar në kushte më ndryshe prej herëve të kaluara, duke marrë parasysh situatën me pandeminë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy