Futja e produkteve me parazitë në Shqipëri: Natyropatja Gjonaj: Mos konsumoni krudot, ushqimet e përpunuara dhe fast-food

Futja e produkteve me parazitë në Shqipëri: Natyropatja Gjonaj: Mos konsumoni krudot, ushqimet e përpunuara dhe fast-food

Në Shqipëri është importuar një sasi prej 985 kg açuge të kriposura, të kontaminuara me parazitin L3 Anisakis, që paraqet një rrezik serioz për shëndetin e njeriut. Ky parazit mund të infektojë trupin e njeriut nëse konsumojmë peshk të papërpunuar, thotë natyropatja Adelajda Gjonaj.

E ftuar në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", Gjonaj theksoi rëndësinë e evitimit të peshkut të papërpunuar dhe të ushqimeve të tjera të kontaminuara. Ajo rekomandoi gjithashtu që të shmangen ushqimet e përpunuara dhe fast-food, pasi këto ushqime mund të kontribuojnë në mbingarkesën e florës bakteriale në organizëm.

Ne duhet të sensibilizohemi dhe të shmangim konsumimin e krudove. Një amvis në shtëpi, kur kalon në procedurat e gatimit, duhet të sigurohet që të shmangë konsumimin e peshkut të papërpunuar.

Edhe në restorante, aktualisht nuk ka garanci për përdorimin e krudove të sigurt.

Ajo theksoi se nuk është e vështirë të shmangen këto produkte për një periudhë të caktuar, dhe kjo mund të kontribojë në përmirësimin e shëndetit.

Nuk kushton asnjë gjë që për një periudhë të caktuar të evitohet përdorimi i tyre dhe të evitohet kryesisht përdorimi i ushqimeve të përpunuara dhe fast-foodeve.

Në moment që një individ përdor ushqime të kontaminuara, përdor ushqime te skuqura, thjeshtë flora bakteriale mbingarkohet.

Përdorimi i ushqimeve të kontaminuara, si peshku i papërpunuar dhe ushqimet e skuqura, mund të çojë në mbingarkesën e bakterieve të dëmshme në trup.

Flora bakteriale e trupit ka bakterie të mira dhe të këqija. Puna është që bakteriet e këqija, si salmonela, ishiria koll dhe stafilokoku, të mos shumohen shpejt dhe të shkaktojnë infeksione.

Si natyropate, unë personalisht jam kundër përdorimit të vezëve, pulës, mishit të derrit, peshkut të papërpunuar, açuget dhe sardelet që janë të kontaminuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy