Bilali: Biznesi i huaj ka nevojë për siguri, tashmë nuk vijnë vetëm për krahun e lirë të punës

Bilali: Biznesi i huaj ka nevojë për siguri, tashmë nuk vijnë vetëm për krahun e lirë të punës

Gerta Bilali nga Confindustria Albania, thotë se Konfindustria Albania u nis në vitin 2016 me një grup shumë të vogël ndërmarrjesh, duke u treguar selektiv.

Në emisionin “MCN Economy”, ajo deklaroi se Konfinduistria ofron lobim, shërbime dhe network, me kompanitë shqiptare dhe italiane.

Sipas saj, biznesi i huaj ka nevojë për siguri në Shqipëri, pasi tashmë nuk vijnë vetëm për krahun e lirë të punës.

Miqësia ndonjëherë nuk është gjithçka, duhet të bashkëpunohet dhe punohet gjithnjë e më shumë, sidomos me prezencën italiane në Shqipëri, por edhe në eksport dhe import që zënë 30% të tregut shqiptar.

Investimet italiane kanë ndryshuar ndër vite, më parë vinin për krahun e lirë të punës, si industria fasone.

Sot shohim një situatë krejt tjetër, vijnë kompani shumë të interesuara në fushën e energjisë, në Call Center dhe në shërbime të tjera.

Në nivel politik marrëdhëniet me Italinë kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera, por biznesi duhet të shohë sigurinë që ka në të drejtën e pronës, mungesën e korrupsionit dhe informalitetit.

Shumë biznese vijnë këtu edhe sepse kemi disa taksa interesante, disa nxitje për biznesin për disa sektorë. Por biznesi ka nevojë për siguri.

Shumë kompani si Data Center punojnë shumë mirë në Shqipëri, ndërsa ka të tjera prej burokracive shtetërore që hasin probleme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy