Agolli në SPAK, Soko: Abuzoi me tenderat e Fondit Shqiptar, duhet të ketë nisur dhe hetimi pasuror (VIDEO)

Agolli në SPAK, Soko: Abuzoi me tenderat e Fondit Shqiptar, duhet të ketë nisur dhe hetimi pasuror (VIDEO)

Dritan Agolli, Drejtori i Fondit Shqiptar të zhvillimit është tre ditë më parë në SPAK ku është marrë në pyetje për më shumë se dy orë.

Prej vitit 2022 për Agollin ka një kallëzim nga Partia Demokratike për një tender prej 500 mijë eurosh të cilin akuzohet se ia ka dhënë kuzhinierit të restorantit të djalit të tij.

Lidhur me këtë në 'MCN Live' Pano Soko u shpreh se në SPAK Agolli dëshmoi për procedurën e rehabilitimit të Sheshit të Flamurit në Vlorë.

Ndërsa sa i përket tenderit të menusë ‘100 fshatrat’, Agolli ja dha vetes vetë, dhe sipas tij ky është modeli i ri më agresiv se i pari që pamë te 5D, apo te 3D, teksa shtoi se paralelisht mund të ketë nisur dhe hetimi pasuror për të.

Nga informacionet që kam bëhet fjalë për një tender për rehabilitimin e Sheshit Flamur në Vlorë, shkelja e barazisë në tender pra kjo është një formulë normale që është nga ato tradicionale për fat të keq.

Tani nuk ka më, përdorin të njëjtat metoda për të abuzuar me fondet publike. Është kthyer tashmë në një modë dhe sa më shumë hapen dosje në SPAK aq më shumë vërteton këtë.

Ajo që e dallon Agollin është historia me kuzhinierin e lokalit të të birit, është fiks modeli 5D, por më i avancuar që i merr vetë të gjitha paratë.

Në rastin e tenderit të menusë ‘100 fshatrat’ ai ja dha vetes vetë, por ky është modeli i ri më agresiv se i pari, e pamë të 5D, te 3D, tani e shohim te Agolli, 1D, pra sa më shumë e kanë lënë të zhvillohet kjo gjendja e vjedhjes së parasë publike ajo ka evoluar pastaj.

Kemi kaluar nga vjedhja klasike me shkeljet klasike të rregullave te kjo vjedhje që nuk lë asnjë lekë të të shpëtojë nga duart.

I pyetur se kur nis hetimi pasuror, Soko tha se që në këtë moment beson se ka nisur hetimi pasuror.

Në momentin që dyshohesh për korrupsion i dilet nga disa shtigje si, dokumente zyrtare, hetimi pasuror, kontakte, pra besoj se ka nisur dhe hetimi pasuror.

Fondi zhvillimit shqiptar është njësia administrative më e madhe sa i përket fondeve. Me kalimin e kohës të huajt nisën të tërhiqeshin sepse nuk kishin më besim se si menaxhoheshin paratë e tyre, e njëjta gjë siç ndodhi me IPARD pak a shumë, por fondin e mbushëm ne pastaj me para të buxhetit.

Sa i përket fondeve për sheshin e flamurit, për çfarë dyshohet është se kompania që ka fituar tenderin ka shkelur barazinë te tenderi, kjo është pjesë e shpërdorimit të detyrës këto janë veprat që diskutohen deri tani, por problemi është se kjo është dera që hapëm dhe duhet të hyjmë tani. Ky është hapja e derës së procesit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy