“Berisha dhe Basha fajtorë për humbjen e PD”, Meksi: Nëse s’hapet garë e rregullt, do përfundojnë 15 për qind në 2025-ën (VIDEO)

“Berisha dhe Basha fajtorë për humbjen e PD”, Meksi: Nëse s’hapet garë e rregullt, do përfundojnë 15 për qind në 2025-ën (VIDEO)

Avokati Redon Meksi tha në MCN Live se opozita duhet të ofronte alternativë në zgjedhje, gjë që nuk ndodhi, duke bërë që sot të jemi në ditën më të keqe të pluralizmit, që pas 8 dhjetorit 1990. Meksi tha se humbja e opozitës nuk lidhet më së shumti me kandidatët, por qytetarët dhanë një mesazh “ju nuk na bindni më!”. Sipas Meksit i njëjti mesazh iu dha edhe qeverisë, që ka rënie në vota.

Rama është ai që është, ka një axhendë për shpopullim dhe varfërim të Shqipërisë sepse ashtu e mban në kontroll më lehtë Shqipërinë. Opozita e kishte të qartë se çfarë do bënte Rama, si do blinte votat, të gjitha bashkë. Problemi qëndron se çfarë ofronte opozita për të mundur këtë mekanzëm. Forcën dhe influencën opozita s’e ka. Ky është në qeveri ka paranë, buxhetin.  Opozita duhet të ofronte alternativë, gjë që nuk ndodhi. Sot jemi në një ditë më të keqe pas 8 dhjetorit 1990. Jemi në ditën më të keqe të pluralizmit, sepse kemi një vakum puro të opozitës. Opozita mungon edhe në parlament. Këta deputetë të opozitës janë zgjedhur për të përfaqësuar popullin. A kanë shkuar ndonjëherë te problemet e qytetarëve për t’i zgjidhur. Duke hetuar edhe raste sporadike. Marrim mikrokreditë, me përmbarues që masakrojnë njerëzit për shuma të vogla, duke ia marrë shumëfish. Janë fajde të ligjëruara. Ka dalë ndonjë deputet që të thotë si mund t’ua zgjidhim”.

Meksi vë në dukje se ankesat për manipulimet dhe blerjet e votave duhet të ishin bërë para zgjedhjeve, pasi tani nuk zhbëhet më rezultati.

Rama u përqendrua te Meta dhe Berisha jo te kandidatët. Prandaj edhe kandidatët e fortë që kishim nuk ia dolën. Durrësi, Elbasani, Shkodra, Tirana deri diku, që kishin një lloj shansi. Nuk ishte vetëm punë kandidatësh. Iu tha mesazh opozitës, ‘ju nuk na bindni’, pikë. Ky mesazh iu dha edhe qeverisë se votat kanë rënë edhe për qeverinë. Njerëzit s’duan t’u shohin surratin këtyre 3-4-5 personave. Do doja që Mziu dhe Agalliu të merrnin përsipër të bënin opozitë në Parlament. Të vetmit që mund të na mbrojnë sot janë këta zotërinj. Unë jam i bindur se shumica e atyre që janë në Parlament e kanë në mendje që s’do zgjidhen më. Ankesat duhet të ishin bërë para procesit zgjedhor, të dhënies së parave, rritjes së pensioneve. Këto të vjedhjes së votës apo të blerjes, edhe nëse provohen 50, 100 apo 1000 raste, nuk e zhbëjnë më rezultatin”.

Meksi theksoi se duhet hapur një garë brenda PD-së e saktë dhe me rregulla, ku të mos përjashtohet as Berisha, as Basha, as Alibeaj. Meksi shton se nëse s’do bëhet reformim dhe garë për hapjen e partisë, dy PD-të bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare s’do kapin as 15 për qidn.

Për mua duhet të ishte tërhequr. S’duhet të ishte as Luli as Berisha, të gjithë ata që janë në krye janë fajtor për humbjen e PD dhe masakrimin e votës së djathtë. Çdo vit ulet vota e djathtë, janë po të njëjtit njerëz në krye. Këta njerëz nuk duan të ikin. Mundësitë janë që nëse hapet gara le të futet edhe Berisha, Luli, Alibeaj, por të bëhet garë e saktë, me anëtarë. Në fund fare puna është të bashkohet baza, jo këta sipër. Kryesia e Berishës dhe Alibeajt bëjnë apo s’bëjnë nga 100 vota secili. Nëse s’do duan ta bëjnë reformimin ku të futen të gjithë në garë, të nisë nga zero, me rregulla të qarta dhe hapjen e partisë, nëse s’do duan, në 2025 dy PD-të bashkë s’do kapin as 15 për qindshin. Do të krijohet opozitë e re sepse ka vakum”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy