Dy sekondat e fundit të Behar Sofisë (VIDEO)

Dy sekondat e fundit të Behar Sofisë (VIDEO)

Ernejt Shyti, personi që ekzekutoi Behar Sofinë me dy plumba pistolete “TT”, është shtirur ditën e atentatit si invalid.

Truku për të mos rënë në dyshime për lëvizjet e tij, janë filmuar nga kamerat e sigurisë ditën e ekzekutmit.

Shyti, është zbuluar vetëm pasi ka marrë biçikletën poshtë urës së Lanës, ku me shpejtësi dhe aspak duke çaluar, ka dalë në rrugë me hapa të rregullt e të shpejtë, duke u larguar.

Kamerat e sigurisë që kanë filmuar Shytin para dhe pas vrasjes së Sofisë, tregojnë se ai ecën duke çaluar, duke të dhënë përshtypjen se ishte një person me probleme dhe askush nuk hodhi dyshime për të.

Shyti fillimisht është pikasur nga një kamera e ETC-së, ku në trup kishte të veshur një bluzë të bardhë dhe mbi të një xhup të zi me kapuç.

Pamjet filmike tregojnë se Ernejt Shyti, i vihet nga pas viktimës sapo ky i fundit del nga banesa e tij, kalon me shpejtësi vizat e bardha dhe merr drejtimin në trotuarin buzë lumit të Lanës.

Filmimet tregojnë Ernejt Shytin, duke e ndjekur nga pas Sofinë, ku Shyti shfaqet tërësisht i mbuluar, pasi në kokë mbante dhe kapuçin e xhupit të zi. Ndërsa duart i mbante në xhepa.

Kamerat e tjera kanë shërbyer për krijimin e një imazhi më të mirë të autorit. Ndërsa gjetja e rrobave si xhupin dhe maskën kirurgjikale por dhe një aparat telefon, në zonën e Fakultetit Ekonomik në Tiranë, kanë çuar drejt zbardhjes së plotë të identitetit të autorit të krimit, i cili u tradhtuar nga analiza e ADN-së.

Shyti u arrestua teksa shtronte pllaka në aeroportin e Malit të Zi. Sipas dëshmisë që ai ka dhënë në polici, ofertën e parë për të kryer vrasjen e Sofisë, e kishte marrë nga shoku i tij, Xhuljano Visha. Takimet janë zhvilluar edhe me Skënder Vathin .

Ai më ka thënë nëse kisha kapur ndonjëherë armë apo jo dhe sa eksperiencë kisha për të kryer vrasjen. Në takimet që kemi kryer, “Daja”, më ka premtuar që pas përfundimit të porosisë, do shpërblehesha financiarisht…”   ka treguar në polici Shyti.

Mes Shytit dhe “Dajës” është realizuar në polici një paraqitje për njohje, ku 24-vjeçari që kreu vrasjen, konfirmoi para grupit të hetimit, se Skënder Vathi ishte pikërisht “Daja” që ai kishte takuar.

Në telefonin e sekuestruar është gjendur një mesazh, i dërguar nga vëzhguesi Leonard Xhixho, i cili i ka shkruar Shytit “…Doli nga shtëpia…”.

Ky mesazh është dërguar thuajse 4 minuta para se Behar Sofia të ekzekutohej dhe përputhet edhe me zonën nga është dërguar. Në vëzhgim të Sofisë për gati një muaj, kanë qenë dhe miku i Shytit, Xhuljano Visha dhe vetë koordinatori, Skënder Vathi, i cili një ditë para vrasjes, ka pirë kafe në të njëjtin lokal ku qëndronte dhe Behar Sofia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy