Në lidhje me rrjedhjen e supozuar të informacionit të klasifikuar të SHBA-së dhe NATO-s mbi operacionet në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se përfshirja perëndimore në luftë po rritet ndjeshëm, por siguroi se kjo nuk do të ndikojë në rezultatet e operacionit special rus.
Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Ria Novosti.
Nga ana tjetër ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov ka kërcënuar sërish se do të braktisë marrëveshjen historike për eksportin e grurit nga portet e Ukrainës, nëse vazhdojnë pengesat për eksportet e Moskës.
E ndërmjetësuar në korrik nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, marrëveshja i lejon Ukrainës, një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë, të eksportojë grurë përmes një korridori të sigurt përgjatë Detit të Zi.



