Katër të vdekur nga listeria në salsiçe, në Itali nisin hetimet

Katër të vdekur nga listeria në salsiçe, në Itali nisin hetimet

Në Alessandria të Italisë, vdekja e një 83-vjeçari është bërë shkak për nisjen e hetimeve nga prokuroria. Dyshimet janë se i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e meningjitit të shkaktuar nga listeria. Hetimi u hap pasi rasti në fjalë ishte paraprirë nga tre të ngjashme midis dhjetorit 2021 dhe qershorit 2022 në Lombardi, Piemonte dhe Emilia-Romagna.

Sipas mediave italiane, i moshuari kishte ngrënë salsiçe dhe pasi ka përfunduar në spital, situata e tij është komplikuar akoma më tej.

Kontrollet e kryera nga grupi i punës i ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për të trajtuar përhapjen e bakterit, në fakt kishin zbuluar një korrelacion midis disa prej rasteve klinike dhe pranisë së llojit Listeria ST 155 në ëurstel bazuar në mish pule prodhuar nga kompania bujqesore Tre Valli - IT 04 M CE. Prania u konfirmua edhe nga kampionimi i kryer në uzinë. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, tërheqja e produkteve ushqimore nga operatorët kishte ndodhur ndërkohë që kompania nisi të gjitha masat për mbrojtjen e konsumatorit me tërheqjen e grupeve që rezultuan pozitive (1785417 dhe 01810919)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy