Berat, grabitësit dhunojnë burrë e grua pasi u marrin celularët

Berat, grabitësit dhunojnë burrë e grua pasi u marrin celularët

Persona të armatosur dhe me maska kanë dhunuar bashkëshortët dhe grabitur një banesë në fshatin Donofrosë, të njësisë administrative Ura Vajgurore, në Berat.

Sipas te dhenave te para mesohet se policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar edhe dëmtime të çiftit të bashkëshortëve, 57-vjeçarit O.B. dhe 55-vjeçares D.B.

Ata ishin dëmtuar gjatë tentativës për t’u përballur me grabitësit, të cilët i kishin qëlluar me qytën e armës.

Njoftimi i policise 

Rreth orës 21:15, në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Donofrosë, Ura Vajgurore, disa persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit O. B.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se O. B, 57 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja D. B., 55 vjeçe, kishin dëmtime të lehta në pjesën e kokës jashtë rrezikut për jetën.

Nga deklarimet paraprake të bashkëshortëve rezulton se disa persona të maskuar dyshohet të armatosur kanë hyrë në banesën e tyre.

Pasi kanë hyrë në banesë janë konfliktuar me çiftin, duke e goditur shtetasin O. B., në kokë me qytë të armës. Bashkëshortja e tij ka ndërhyrë ku dhe kjo ka pësuar dëmtime të lehta.

Shtetasit ende të pa identifikuar kanë kontrolluar banesën ku kanë marrë dy aparate celular janë larguar menjëherë. Forca të shumta policie po krehin zonën. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rurale e nacionale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy