Telegrami ndryshon rregullat, do të bashkëpunojë me autoritetet gjyqësore

Telegrami ndryshon rregullat, do të bashkëpunojë me autoritetet gjyqësore

Aplikacioni i mesazheve Telegram do t'u dorëzojë autoriteteve gjyqësore adresat IP-ve të lidhjeve për të gjurmuar identitetin e njerëzve dhe numrat e telefonit të përdoruesve në rast të procedimeve ligjore kundër tyre.

Këtë e ka bërë të ditur themeluesi i Telegram, Pavel Durov, përmes një postimi në kanalin e tij.

Një ndryshim që vjen pas kritikave për platformën, sepse bashkëpunonte pak me autoritetet dhe jepte të dhëna përdoruesi vetëm në rast dyshimi për aktivitete terroriste.

Lajmi vjen pasi Durov u arrestua në Paris në fund të gushtit me akuzën se ishte bashkëpunëtor i aktiviteteve të paligjshme të lejuara nga Telegram. Më pas ai u lirua me kusht me ndalimin e daljes nga territori francez dhe detyrimin për t'u paraqitur në polici dy herë në javë.

“Ne nuk do të lejojmë që aktorët e këqij të rrezikojnë integritetin e platformës sonë gati miliarda përdorues”, tha Durov në mesazhin e tij.

Sipas themeluesit të Telegram, platforma ka punësuar një ekip moderatorësh javët e fundit, të cilët, duke përdorur inteligjencën artificiale, e kanë bërë funksionin e kërkimit më të sigurt. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy