“Jetën e japim, ujin jo”. I moshuari i kthehet ashpër Ramës: "Largo fadromat, e mos na ço në luftë civile"!

“Jetën e japim, ujin jo”. I moshuari i kthehet ashpër Ramës: "Largo fadromat, e mos na ço në luftë civile"!

Në Kurdari të Klosit tensionet kanë arritur në pikën më kritike. Banorët e zonës, të cilët prej 8 muajsh protestojnë kundër ndërtimit të HEC-it të kompanisë “Doma”, paralajmërojnë se përplasja mund të degjenerojë në një konflikt civil nëse u merret uji që furnizon rezervuarin e vetëm të zonës. Alarmet u ngritën gjatë emisionit FOL me banorët e fshatit, ku dhjetëra zëra rrëfyen frikën se një ndërhyrje mbi burimin e ujit do të shkatërrojë bujqësinë dhe jetesën e mijëra njerëzve.


Kurdaria njihet si “hambari i Matit”, me rreth 3 mijë hektarë tokë prodhuese dhe mijëra banorë që jetojnë nga bujqësia e blegtoria. Sipas banorëve, rezervuari që mbushet me ujërat e përroit të Lusës është jetik për vaditjen e 7 fshatrave. “Po u mor uji, 5 mijë banorë mbeten pa bukë. Kurdaria do të kthehet në një Saharë”, thotë një prej tyre.


Banorët pretendojnë se projekti është miratuar pa dëgjesë publike dhe se kompania ka tentuar të vijojë punimet nën tension. Ata flasin edhe për incidente të rënda në terren. “Firma solli njerëz me precedentë penalë. Goditën një djalë të ri vetëm që të kalonin me eskavatorë”, rrëfen një banor, ndërsa një tjetër shton: “Si mund ta provokosh këtë fshat e ta çosh në luftë civile?”


Situata është bërë edhe më e rëndë për shkak të mungesës së informacionit nga institucionet. Banorët thonë se prej muajsh bëjnë roje tek rezervuari për të penguar ndërhyrjet. “Ne kemi qenë dhe do të jemi paqësorë, por kur na shkel të drejtat, nuk mund të rrimë duarkryq”, paralajmëron një tjetër banor.


Mes thirrjeve drejtuar qeverisë dhe drejtësisë, mesazhi që përsëritet nga të gjithë është i njëjtë dhe i prerë:
“Sido të vendosë gjykata apo bashkia, ne jetën e japim, por ujin nuk e dorëzojmë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy