Mevlan Mata përfaqësues i Diasporës në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN Tv ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama në New York ku u ndal fillimisht te protesta atje për të cilën tha se thelbi i saj ishte kundërshtimi i votës së diasporës.
Ai u shpreh se kjo klasë politike ka shkelur kushtetutën për 30 vite, teksa i kanë mohuar të drejtën e votës disporës për të marrë pjesë në zgjedhje.
Sipas tij, shumica e diasporës pajtohet të votojë nëse do ketë një proces të drejtë dhe se grupimi i tij është i hapur dhe mirëpret çdo bashkëpunim që mund të faktorizojë Diasporën.
Ajo që është bërë e njohur nga videot ishte kundërshtimi i kërkesës së kryeministrit për votën e diasporës. Ne akoma se kemi këtë të drejtë dhe për më tepër ironia dhe hipokrizia qëndron te kryeministri dhe ata para tyre që ja kanë mohuar të drejtën e votës diasporës dhe tani kanë pafytyrësinë për ta kërkuar.
Protesta ka qenë dhe në ambientet e brendshme të takimit por dhe jashtë, mund të kenë qenë mbi 50 apo 100 vetë, ndërsa brenda ka qenë vetëm grupi që unë jam pjesë, 6 veta. Nuk jam përfaqësues i opozitës apo i PD, por vetëm një aktivist që flet në emër të gjithë diasporës për të kërkuar të drejtën tonë legjitime për të votuar dhe për më tepër për të çuar një mesazh te shqiptarët aty që se kanë të lehtë të protestojnë sa ne këtu.
Përveçse unë dhe grupi ynë ka qenë i pranishëm 3 javë më parë me përfaqësues të diasporës ku ai dhe ka gjetur rastin të marrë meritë për çuarjen përpara të procesit për miratimin e votës, kur ne e dimë se për 30 vjet na e kanë mohuar.
Dëshiroj që diaspora do ndikojë me votën e saj nëse do gjej një faktor politik që do bëjë më të mirën për vendin e vetë. Nëse procesi është i lehtë do jenë të gatshëm për të votuar. Shumica e diasporës pajtohet të votojë nëse ky proces do të jetë i drejtë. Grupi ynë është i gatshëm dhe pret çdo bashkëpunim për të faktorizuar diasporën.



