Bumçi: Filmimi i protestës nga policia është shkelje e ligjit

Bumçi: Filmimi i protestës nga policia është shkelje e ligjit

Deputeti Aldo Bumçi thotë se PD-ja është e vendosur të vijojë protestën paqësore. Nga rrethrrotullimi i Milotit, ku Bumçi drejton protestën e demokratëve të Veriut, ai u shpreh se qytetarët protestojnë kundër asaj që ai e quajti qeveria më e keqe e 27 viteve të fundit.

Fjala e Bumçit

Jemi të vendosur të vazhdojmë protestën paqësore. Forcat e rendit nuk na kanë provokuar. Pjesëmarrja është shumë e mirë, edhe pse protestuesit vijnë nga zonat e largëta. Filmimet nga policia janë shkelje e ligjit.

Bllokimi i rrugës nuk është i paligjshëm, pasi protestat bëhen në bulevarde, rrugëve dhe shesheve. Kemi parë në Europë që qytetarët bllokojnë edhe hekurudhat. Nëse është problem bllokimi i rrugëve, çfarë mund të themi për bllokimin e të ardhmes së vendeve. Ne kemi pasur azilkërkues më shumë se Siria.

Kjo është qeverisja më e zezë dhe më kriminale që ka parë Shqipëria në 27 vjet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy