
Deri tani tre kandidatë kanë njoftuar se do të sfidojnë Sali Berishën për pozicionin e kryetarit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e brendshme të 23 majit.
Ish-deputeti Ervin Salianji konfirmoi pjesëmarrjen e tij në garë, gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Po do të jem në garë për kryetar të Partisë Demokratike në 23 maj.
Pavarësisht se kur ka zgjedhje e dini, publikohen 6 muaj para listat zgjedhore dhe jepet mundësi e barabartë, sot në PD nuk ka procedurë të përcaktuar qartë, por ka vetëm datë zgjedhjesh
Ajo që e përcakton dhe ndaj se kë mbështet shumica, përcaktohet nëpërmjet votës, pavarësisht se politika në përgjithësi duhet të mbahet si domain, apo territor ku fjala e mbajtur përcakton politikanët.
Berisha në 2022 kur u rikthyer, ka thënë do ta mund Ramën, nuk mi vjedh zgjedhjet, do të fitoj zgjedhjet lokale e me radhë. Të gjitha nuk kanë ndodhur.



