Kapiteni i Rusisë: Shikoj shumë urrejtje ndaj popullit tim, lufta do të mbarojë një ditë

Kapiteni i Rusisë: Shikoj shumë urrejtje ndaj popullit tim, lufta do të mbarojë një ditë

Pas shumë sulmeve në rrjetet sociale, së fundmi ka reaguar edhe kapiteni i kombëtares së Rusisë në futboll, Artem Dzyuba. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, ai shkruan se shikon shumë urrejtje ndaj popullit rus, pas sulmeve në Ukrainë.

Dzyuba shkruan se përdoren standarde të dyfishta, kur bëhet fjalë për Rusinë, pasi nuk respektohet që sporti të qëndrojë jashtë politikës. Ai nuk i ka kursyer thumbat edhe për futbollistët ukrainas, për të cilët ka thënë se lufta do të përfundojë, por marrëdhëniet e tyre nuk do të jenë të njëjta.

“Nuk kam reaguar deri tani jo prej frikës, por sepse nuk jam një ekspert i politikës. Por si të gjithë, edhe unë kam opinionin tim dhe për ta sqaruar njëherë e mirë. Jam kundër luftës, por edhe kundër agresionit dhe urrejtjes të cilën e shoh se është përhapur shumë ditët e fundit.

Nuk kam frikë se jam rus, madje jam krenar që jam nga Rusia dhe nuk e kuptoj pse në këtë mes duhet ta pësojnë edhe sportistët. Jam kundër standardeve të dyfishta, të gjithë thonë se sporti duhet të mbetet jashtë politikës, por kur vjen puna te Rusia diçka e tillë nuk respektohet. E përsëris se lufta është e frikshme, por dalloj shumë urrejtje ndaj popullit rus.

Dhe, kanë folur shumë njerëz të cilëve Rusia i ka dhënë shumë. Lufta do të mbarojë një ditë, por marrëdhëniet nuk do të mund të jenë më si më parë. Kam diçka për t’iu thënë edhe kolegëve të mi ukrainas të cilët flasin në mënyrë të shëmtuar nga apartamentet apo vilat luksoze në Angli. Nuk mund të na ofendoni ne rusëve, paqe për të gjithë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy