“Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të jenë bashkë në qeverisjen e vendit edhe pas miratimit të reformës në drejtësi” ka qënë kjo deklarata e Minsitrit të Drejtësisë Ylli Manjani mbrëmjen e së enjtes.
Ai ka hedhur poshtë zërat për prishjen e koalicionit ndërsa theksoi se LSI-ja nuk ka asnjë arsye për të vënë në dyshim afatet e marrëveshjes politike të nënshkruar me Partinë Socilaiste.



