Një aksident me vdekje është shënuar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fier-Lushnje. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të njohur si “Mulliri”.
Nga te dhenat e para mesohet se ne aksident u perfshi nje mjet tip zetor qe u perplas me një automjet tip “Mercedez- Benz”.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën nje nga personat qe ishin ne zetor, dyshohet drejtuesi i tij. Nderkohe qe janë plagosur rëndë 2 persona të cilët ishin në automjetin tip “Mercedez- Benz”.
Nuk ka ende detaje per emrin e viktimes dhe te te plagosurve, policia ka nisur hetimet.



