
Në planin afatgjatë, pirja e alkoolit me stomakun bosh mund të sjellë pasoja për shëndetin tuaj.
Sipas dietologëve disa nga efektet e të pirit alkol me stomak bosh janë:
-Do të deheni më shpejt.
Nëse pini alkool me stomakun bosh, ka të ngjarë të deheni shpejt .
-Mund të përjetoni rënie të sheqerit në gjak.
Bonnie Taub-Dix, RDN, një dietologe e regjistruar kohët e fundit theksoi për Insider se si "pirja me stomakun bosh mund të çojë në rënie të rrezikshme të sheqerit në gjak".
-Mund të prishni dietën
Taub-Dix tha se nëse plani juaj është të anashkaloni kaloritë duke anashkaluar një vakt dhe duke u drejtuar drejt pijeve, kjo mund të përfundojë plotësisht e kundërt.
-Ju mund të ndiheni keq
Dhimbja e kokës, humbja e gjykimit, përshtjellimi në stomak dhe ankthi për ditën tjetër janë disa nga efektet e të pirit alkool.



