Rrëzimi i skelës së pallatit në ndërtim plagos babë e bijë/ Pula: 70-vjeçari në gjendje të rëndë. Firma, “Arlis Construction” (VIDEO)

Rrëzimi i skelës së pallatit në ndërtim plagos babë e bijë/ Pula: 70-vjeçari në gjendje të rëndë. Firma, “Arlis Construction” (VIDEO)

Dy kalimtarë, babë e bijë, u plagosën sot pas rënies së një skele nga një pallat në ndërtim, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Në një raportim për MCN Live gazetari Besmir Pula bën me dije se 70-vjeçari i plagosur ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spital, ndërkohë që e bija 45-vjeçare është në gjendje të stabilizuar.

Policia ka shoqëruar në lidhje me ngjarjen edhe inxhinierin e pallatit si dhe dy punëtorë. 

Gazetari Besmir Pula raporton për MCN Live: 

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për babë e bijë, një 70-vjeçar dhe një 45-vjeçare. Nga informacionet e fundit që kemi nga burime nga Spitali i Traumës, bëhet me dije se 70-vjeçari ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 45-vjeçarja është në gjendje të stabilizuar. Skela ka thyer fillimisht semaforin dhe më pas ka dëmtuar edhe dy shtetasit që po kalonin në trotuar, fare pranë vijave të bardha. Kjo është një ngjarje e rëndë pasi vihet në pikëpyetje edhe pjesa e ndërtimit të skelave, serioziteti me të cilin ato kolaudohet. Ka forca të shumta policie në vendngjarje dhe grupe ekspertimi që po bëjnë kqyrjen e vendit të ngjarjes, për të dalë për një shkak kryesor pse ka ndodhur dhe përgjegjësi e kujt është. Një pjesë e skelës është shkëputur nga skela që është ngritur. Ky pallat në ndërtim e sipër i kompanisë Arlis është i gjithi i veshur me skela, sepse është në fazën e fundit të punimeve". 

Më herët në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije se kompania ndërtuese është “Arlis Construction”. 

Bëhet fjalë për një godinë disa katëshe. Për sa Mcn Live ka mundur të mësojë kompania ndërtuese, por nuk dihet nëse është ajo që disponon objektin apo ka lejen, është Arlis Contruction. Skela ka rënë nga kati i 7 duke dëmtuar babë e bijë. Kjo ngjarje ka nxjerr në pah se siguria dhe kushtet teknike lënë për të dëshiruar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy