Doza e dytë e Johnson & Johnson ofron 84% mbrojtje ndaj Omicron

Doza e dytë e Johnson & Johnson ofron 84% mbrojtje ndaj Omicron

Një dozë përforcuese e vaksinës me një dozë të vetme të Johnson & Johnson Inc ishte 84% efektive në parandalimin e shtrimit në spital te punonjësit e kujdesit shëndetësor të Afrikës së Jugut që u infektuan me variantin Omicron, thanë studiuesit të enjten. 

Studimi i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët, u bazua në një dozë të dytë të vaksinës J&J të aplikuar te 69,092 punëtorë midis 15 nëntorit dhe 20 dhjetorit. 

Fillimisht një dozë e vaksinës ka treguar se ofron mbrojtje të vogël kundër variantit të Omicron, i cili po përhapet me shpejtësi në shumë vende pasi u identifikua për herë të parë në Afrikën Jugore dhe Hong Kong në fund të nëntorit. 

Megjithatë, disa studime kanë treguar që një dozë përforcuese ofron mbrojtje të konsiderueshme kundër rasteve të rënda nga varianti. 

Studimi i Afrikës së Jugut tregoi se efektiviteti i vaksinës J&J në parandalimin e shtrimit në spital u rrit nga 63% menjëherë pasi u aplikua një përforcues në 84% 14 ditë më vonë. Efektiviteti arriti në 85% një deri në dy muaj pas. 

"Na siguron që vaksinat e COVID-19 vazhdojnë të jenë efektive për qëllimin që janë krijuar, që është mbrojtja e njerëzve nga sëmundjet e rënda dhe vdekja," tha Linda-Gail Bekker, mentorja e studimit. 

"Kjo është një tjetër dëshmi se ne nuk e kemi humbur atë ndikim edhe përballë një varianti shumë të mutuar." 

Studiuesit thanë se në analizat e tyre kishte disa kufizime, duke përfshirë kohët e shkurtra të ndjekjes. Ato ishin mesatarisht tetë ditë për punonjësit e kujdesit shëndetësor që kishin marrë dozën e tyre brenda 13 ditëve të mëparshme, ose 32 ditë për ata që e morën 1-2 muaj më parë. 

Në një deklaratë të kompanisë, Mathai Mammen, kreu global në Janssen Research & Development, tha se firma besonte se mbrojtja mund të jetë për shkak të përgjigjeve të fuqishme të qelizave T të shkaktuara nga vaksina. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy