
Pas vendimit për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt nga Gjykata e Colmarit në Francë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë që ai drejton.
Sipas medias serbe “Blic”, seanca do të mbahet nesër në orën 10:00, menjëherë pasi Vuçiç të kthehet nga India.
Në këtë mbledhje do të diskutohet vetëm për lirimin e e kreut të AAK-së. Ramush Haradinaj u lirua sot me kusht nga Gjykata në Colmar pasi qëndroi 1 javë në paraburgim.



