Policia e Krujës ka zbuluar dy parcela me kanabis në fshatin Nikël. Në pranga ka përfunduar një 38-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij. Po ashtu, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të tre shtetasve, një prej të cilëve me detyrë kryetar i fshatit Verjon dhe një tjetër inspektor mjedisi.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrolle në sera dhe vende të tjera të mundshme për kultivimin e fidanëve dhe farave të bimëve narkotike Cannabis Sattiva, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur ana jugore e kodrës së Verjonit, Nikël,Krujë, në dy parcela kanë gjetur të kultivuara dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 300 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. U arrestua në flagrancë shtetasi Flamur Tufa 38 vjeç, banues në Krujë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: P.T. 46 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë, kushëri me shtetasin Flamur Tufa. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve: S.T. 76 vjeç, banues në Bura, Krujë, për veprën penale”Moskallëzim krimi”;kushëri me shtetasit Flamur Tufa dhe P.T.; H.B. 58 vjeç, banues në Bodull, Krujë; me detyrë inspektor i pyjeve dhe Mjedisit pranë Bashkisë Krujë, për veprën penale "Shpërdorim detyre”; H.D. 71 vjeç, banues në Verjon, Krujë, kryetar i fshatit Verjon, për veprën penale”Shpërdorim detyre”. Arrestimi i shtetasit Flamur Tufa dhe shpallja në kërkim e shtetasit P.T.u bë pasi, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Cannabis Sattiva, të gjetura dhe sekuestruara në fshatin Bura, Nikel, Krujë. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Flamur Tufa u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mbetje të dyshuara të lëndës narkotike të llojit kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale:
"Kultivimi i bimëve narkotike"dhe”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve Flamur Tufa dhe P.T. parashikuar në nenet 283, 284, 25 të Kodit Penal.
"Shpërdorimi i detyrës" në ngarkim të shtetasve H.B. dhe H.D. parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
"Moskallëzim krimi" në ngarkim të shtetasit S.T. parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.



