Tiranë, përfshihet nga flakët pallati në "Unazën e re" (Video)

Tiranë, përfshihet nga flakët pallati në "Unazën e re" (Video)

Rreth orës 18:00 një pallat në kryeqytet dhe në zonën e "Unazës së re" është përfshirë nga flakë të fuqishme.

 

Më konkretisht një banesë që ndodhet në katin e shtatë të një pallati është përfshirë nga një zjarr, që siç shihet në video, ka përmasa tragjike.

 

Deri më tani autoritetet bëjnë me dije se flakët kanë rënë në banesën e familjes Nezha dhe është bërë e mundur evakuimi i gati të gjithë pjestarëve të familjes, ndërsa nuk u bë dot i mundur shpëtimi i fëmijës, 4-5 vjeç, i çiftit Nezha. Sipas raportimeve më të hershme fëmija kishte ngelur i bllokuar në banesë, aty ku u gjet dhe i pajetë nga zjarrëfikësit.

 

Gjithashtu raportohet se të gjithë banorët e pallatit janë larguar nga banesat e tyre dhe në vendngjarje kanë qenë 3 zjarrfiske në punë për të mundur flakët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy