Reklamimi, Curraj: Në Shqipëri nuk ka marketerë të mirë, mungojnë shkollat dhe kurset  

Reklamimi, Curraj: Në Shqipëri nuk ka marketerë të mirë, mungojnë shkollat dhe kurset  

Kur është fjala për marketingun, në Shqipëri nuk ka profesionistë të mirëfilltë. Erjon Curraj, ekspert i transformimit digjital, thotë se kjo vjen për shkak të mungesës së shkollave dhe kurseve të trajnimit, sidomos mbi marketingun digjital.  

Profesionet që përfshihen në marketing digjital janë të ndara si degët e mjekësisë. Duhet parë në prizëm të gjerë. Unë kam përvojë në kompani të ndryshme dhe shikoj që fatkeqësisht nuk ka marketerë të mirë, aq më pak marketerë digjitalë. Le të marrim p.sh marketingun në fushata të caktuara. Le t’i krahasojmë me reklamat italiane. Ka shumë pak shkolla dhe kurse trajnimi për marketing digjital. Kurset që janë sot janë bazike.

Çështja më kryesore do të ishte edukimi. Nëse shkon në një kompani private dhe i sqaron sesi 500 euro të investuara do të konvertohen në klientë realë, jam i bindur që nuk ka sipërmarrës që nuk pranon të investojë.

Në raport me reklamimin në TV, Curraj e sheh si më të avantazhuar marketingun në mediat sociale, kjo edhe për shkak të mundësisë së testimit të efektivitetit të fushatës apo strategjisë.

Për televizionin, nuk është se dikush bën matje cilësore sesa shkon, me faktin se shkon për hir të inercisë. Ka mënyra për të matur edhe televizionin, p.sh. përmes kuponave. Ne kemi parë reklama që nuk na kanë pëlqyer për muaj të tërë. Kompanive u janë dashur muaj që të kuptojnë se kjo fushatë nuk është e duhura. Marketerët digjitalë kanë mundësinë të provojnë cila fushatë është më efektive, duke marrë mbrapsht investimin e bërë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy