
Avokati Gentian Seriani për tkurrjen e gjykatave dhe krijimin e vetëm një Gjykate Apeli në Tiranë me juridiksion të përgjithshëm, nuk e përjashtoi që do ketë rritje të çmimeve për shkak se do të ketë lëvizje nga rrethet në Tiranë.
Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN TV, deklaroi se reforma në drejtësi kishte si qëllim të lehtësonte dhe tu krijonte mundësi qytetarëve që të aksesonin një drejtësi cilësore, se por për qytetarët e varfër aksesi është shumë i vështirë me mbylljen e Apeleve dhe disa gjykatave të shkallës së parë, e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet.
Sipas tij, ligji për ndihmën juridike falas është një ligj që nuk zbatohet siç duhet dhe qytetarët e kanë të vështirë që të përfitojnë nga ky ligj dhe t’i drejtohen gjykatës, pasi tha se korrupsioni siç ishte parashikuar dhe në raporte ndodhi në administratë.
Vetëm pushteti gjyqësor do të rikthente të drejtën te qytetarët. Një personi nuk mund të përfitojë pensionin e pleqërisë se nuk i plotëson vitet e punës.
Për shembull nëse nuk e aksesonte gjykatën në Pogradec, do e ketë shumë më të vështirë të shkojë në Korçë. Nuk shohim asnjë lloj zgjidhje se si do të kenë akses këta qytetarë në sistemin e drejtësisë.
Nuk besoj se do të ketë përshpejtim të shqyrtimit të dosjeve në Apel. Janë po të njëjtët gjyqtarë, është po i njëjti numër dosjesh.
Nuk besoj se do ketë përshpejtim të gjykimit të dosjeve, ajo çfarë shoh si problem, është se qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi.
Gjyqtarët aktualisht në Apel do të vazhdojnë të gjykojnë çështjet që kanë në gjykatën e rrethit të tyre.
Reforma në drejtësi është pamenduar mirë, pasi hoqi një numër të madh prokurorësh dhe gjykatësish që solli pasoja të rënda në marrjen e drejtësisë.
Është një gjë e pamenduar mirë, për sa kohë nuk kemi logjistikën e gatshme. Për mua është një lëvizje e pamenduar mirë.
Edhe pse pati bojkot nga avokatët me qëndrim kundër dhe nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, nuk pati asnjë reagim nga KLGJ dhe ata që bëjnë politikat për gjykatat apo juridiksionin e gjykatave.
Nëse ka rishikime të Kodit Zgjedhor, edhe pse ka rekomandime të mira nga ndërkombëtarët, ne në fund do të miratojmë atë që na thuhet nga partia politike në pushtet.
Lidhur me centralizimin në një gjykatë të vetme Apeli në Tiranë, nëse mund të nxisë fenomenin e korrupsionit, Seriani deklaroi se nuk do të donte të paragjykonte dhe se procesi i vetingut nxori jashtë sistemit një numër të lartë.
Nuk do të doja kurrë që edhe me këtë reformë në drejtësi të kishte gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, ky do ishte një testim për sistemin e ri të drejtësisë dhe ku do kemi qytetarë që nuk arrijnë të marrin drejtësinë.
Ajo çfarë do shihja si problem, është se nuk është menduar mirë se si do të jetë i mundur aksesi i drejtësisë nga qytetarët shqiptarë, ku shumica e shqiptarëve nuk jetojnë në gjendje të mirë ekonomike.
Duke mos pasur mundësi ekonomike qytetarët nuk do të kenë mundësi të kërkojnë drejtësi në procese gjyqësore.



