
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, për zgjedhjet e 14 Majit thotë se shifrat janë aty dhe flasin, por pohon që ka pasur dhe abuzime dhe blerje votash, më shumë se herë të tjerat dhe kjo duket nga shifrat se kush ka avancuar.
Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se duhet bërë luftë deri në fund për votën e lirë, me ankimime, komisione dhe drejtuar ndërkombëtarëve, ndërsa pjesën tjetër e cilësoi analizë nga faktorët bazë mbi të cilët është pësuar humbja.
Sipas tij, shqiptarëve ju ofrua rrotacioni dhe jo ndryshimi dhe se ky është thelbi i humbjes.
Të njëjtët personazhe që kanë drejtuar Shqipërinë me vite, nuk mund të jenë më alternativa për opozitën shqiptare.
Janë komponentë të rëndësishëm të politikës në Shqipëri, por që të bëhen këta promotori i shpresës që të vijë rinia mbas, kjo nuk ndodh më.
Kjo tregoi se njerëzit dolën më pak në votim, më pak nga ana jonë, por edhe nga ana e Partisë Socialiste. Alternativa ka qenë e dobët, ky është realiteti i zgjedhjeve të kësaj radhe.
Fitorja matet në bashkitë politike, si Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Vlorë, këtu nuk kemi ngjallur shpresë politike dhe për ndryshim.
Brenda kësaj ka pasur blerje vote, manipulim, po nuk mund t’ia vëmë të gjitha kësaj. Nga tani deri në zgjedhjet e 2025 duhet bërë një bashkim jo për shkak të disa personave por për platformën politike.
U propozoj gjithë kolegëve opozitarë të bashkohemi përqark disa tezave që janë politike, të ndryshojmë Kushtetutën, ligjin zgjedhor, ligjin për shpërndarjen territoriale, këto janë teza që mund ta ngrenë prapë popullin në këmbë në 2025 dhe të votojnë për ndryshim.
Nuk duhet më rrotacion, duhet ndryshim, po janë të njëjtët njerëz, figura dhe ide, do ta durojmë qeverinë e Ramës dhe korrupsionin e saj për shumë vite të tjera. Nuk mjafton rrotacioni, duhet ndryshimi.
Kjo është ajo që mendoj unë se duhet të jetë e ardhmja e opozitës në Shqipëri. Sigurisht koha do të bëjë të vetën. Njerëzit e rinj prodhojnë fushata, dhe unë them se opozita mund të mbështeten.
Ata që ishin kandidatë për bashkitë e mëdha duhet të mbështetet opozita. Në zgjedhjet e tjera opozita duhet të jetë bashkë.
Thirrjen e Sali Berishës për bashkim, por me kusht, që nuk pranon që pjesë e këtij bashkimi të jetë Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha, Shehi e cilësoi si serinë e dytë të një filmi që ka filluar dy vjet më parë.
Ai bëri ftesë që të merren me një projekt të qartë politikë dhe se nuk mudn të vazhdohet beteja me mullinjtë e erës.
Ne duhet tu drejtohemi shqiptarëve me një zgjidhje dhe një program që jep shpresë. Raportet brenda PD-së le të rregullohen vetë.
Për Tom Doshin dhe rezultatin e arritur në zgjedhje tha se është me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën dhe vetëm shton votat e tij.
Zotit Arlind Qorri i uroj punë të mbarë në rrugën që ka marrë, për të krijuar një të majtë moderne dhe europiane dhe në këtë moment e konsideroj dhe faktor opozitar.
Moralisht çdo njeri që lufton korrupsionin, është pjesë e opozitës, por i takon zotit Qorri të vendosë vetë, por unë e konsideroj faktor opozitar.
Shqipëria duhet të luftojë për të rikthyer shtetin opozitar. Duhet të luftojë për të ardhmen e djemve të vetë që të mos ikin më.



