Ben Blushi paralajmëron hapjen e fushatës për partinë e tij, LIBRA. Në një status në “Facebook”, Blushi njofton takimin ku do të bëhet prezantimi i kandidatëve, të cilët sipas tij përfaqësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë.
PSE LIBRA ËSHTË RRUGA E RE
Sot LIBRA prezanton 163 kandidatët e saj te Akademia e Arteve, ora 17.30. Janë burra dhe gra, te rinj dhe studentë, janë profesorë, mjekë, infermierë, avokatë, menaxherë, arkitektë, gazetarë, muzikantë, sportistë, të papunë, emigrantë, njerëz me aftësi të kufizuara, por sigurisht të gjithë në kërkim të një Rruge të Re. Ndërkohë Rilindjes ia hoqi Prokuroria nja dhjetë kandidatë, ndërsa Çadra ende si ka gjetur dot gjithë kandidatët por vetëm 95 prej tyre. Kur ata të dalin nga Cadra për të hyrë në Qeveri, ne do kemi nisur Rrugën e Re.



