Pas takimit me shqiptarët e Athinës, kryeministri Edi Rama ndal sot turin e diasporës në Itali.
Takimi i cili zhvillohet në pallatin e sportit në Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos, do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbledhë emigrantët shqiptarë nga të gjithë qytetet e Italisë në të parin takim të Ramës me bashkatdhetarët në shtetin fqinj.
Nga Aeroporti i Rinasit, para fluturimit drejt vendit fqinj, Rama takimin me shqiptarët në Itali e cilëson si një “valle të dytë kuqezi në Europë”.

Dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë.
Në tubimin e Greqisë, i cili çeli siparin e turit të takimeve me Diasporën shqiptare morë pjesë rreth 20 mijë shqiptarë.
Disa muaj më parë Shqipëria e Italia konkretizuan dy marrëveshje të rëndësishme, atë për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve, nga e cila do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe ajo e nënshkruar me homologen Italiane Melonin për sjelljen e emigrantëve azilkërkues nga vendet e treta, nga Italia në Gjadër të Lezhës, që gjithsesi vijon të shkaktojë polemika.
Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.



