
Kreu këshilltarëve bashkiakë të PD në Vlorë Gjergji Nika në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar nisjen e sezonit turistik për të cilin u shpreh se biznesi dhe bashkia kanë problematika në lidhje me burimet njerëzore.
Ai tha se bashkia ka mangësi të njerëzve në terren dhe punëtorë të kualifikuar, ndërsa theksoi se qyteti ka problemet e veta infrastrukturore gjë që do të sjellë problematikat e veta edhe në këtë sezon turistik.

Biznesi po bëhet gati vetë dhe pse me vështirësitë e veta sepse kanë probleme me burimet njerëzore. Si biznesi dhe bashkia ka probleme me menaxhimin e burimeve njerëzore, por aktualisht ka problematika sepse s’ka njerëz për të menaxhuar turizmin, në çdo sektor ka problematika për njerëz të kualifikuar.
Bashkia është e mirë në punët e brendshme në letra por ka mangësi për njerëz në terren, ajo duhet të marrë masa për kapacitetet më të larta për pastrimin e qytetit. Duke u rritur numri pushuesve rritet dhe numri i shërbimeve që duhet ti ofrosh këtyre turistëve. Punët nuk mund të bëhen shkel e shko sepse janë taksat e qytetarëve ato që paguhen.
Bashkia ka bërë dhe një gabim sepse nga janari ka hapur të gjitha rrugët për ujin e pijshëm dhe rrugët janë të pambyllura dhe me gropa. Qyteti ka problemet e veta infrastrukturore që mendoj se do sjellë problematikat e veta në këtë sezon turistik. Ne duhet të përgatitemi sa më shumë për periudhën e turizmit.
Ndërsa lidhur me shkeljet e ujësjellës kanalizimeve në Vlorë, Nika tha se ka kërkuar ngritjen e një komisioni për të hetuar lidhur me mos pagesat e këtij institucioni të vjetërsive të punës për punëtorët. Ai tha se kjo është një aferë e madhe e cila do të rendojë ujësjellësin.
Ne kemi propozuar të ngrihet një kom i përhershëm për të parë ligjshmëritë e ujësjellësit. Ajo që po ndodh në ujësjellës është se stafit nuk i janë paguar vjetërsitë në punë ku këta të fundit kanë hedhur Ujësjellësin në gjyq dhe një punonjës i thjeshtë ka fituar në gjyq deri në 12 mln lekë të reja.
Vetëm mars-prill janë debituar nga llogaria ujësjellësit vlera 40-50 mln lekë të reja. Ky komision që kërkuam me ngulm ta ngrinim ku shfaqëm dhe fakte dhe socialistët nuk vbotuan duke legjitimituar vjedhjet dhe abuzimet. Kjo është një aferë e madhe e cila do të rëndojë koston e ujësjellësit.
Ironia është se ata persona që fitojnë gjyqin vijojnë të jenë në punë aktualisht. Problemi tjetër është se janë ngritur dhe 120 të tjerë që duhet ta hedhin në gjyq përveç atyre 50 që e kanë fituar. Ne do ta vazhdojmë luftën tonë.



