Investigimi: “Xhadat” dokumentojnë shitjen e drogës në lokalet e Tiranës

Investigimi: “Xhadat” dokumentojnë shitjen e drogës në lokalet e Tiranës

Emisioni investigativ “Xhadat” ka denoncuar tregtimin e paligjshëm të tullumbaceve të mbushura me gaz toksik në lokalet e Tiranës. Fenomeni i konsumimit të tullumbaceve të mbushura me të ashtuquajturin ‘’gaz gazmor’’ është kthyer në trend së fundmi për të rinjtë që frekuentojnë lokalet e natës, apo lounge bar-et e kryeqytetit. Menusë së pijeve, koktejleve apo shishave ju është shtuar edhe një tjetër produkt, tullumbacet, që zakonisht kanë ngjyrë të zezë.

Pëmes kamerave të fshehta “Xhadat” mësoi prej kamerierit çfarë kanë brenda këto tullumbace. 

Xhadat: Ato tullumbacet, vijnë bashkë me nargjilenë (shishan)?

Kamerieri: Jo, ato i porosit vetë, sa do.

Ato janë me oksigjen dhe azot.

Xhadat: Ta ndryshon zërin?

Kamerieri: Pak, po nuk është se është për atë…

Ajo është, si të thuash, si drogë e lehtë të themi.

Nuk të bën ndonjë gjë…thjesht domethënë të kap ajo për 5-6 sekonda, nuk është se të mban për një kohë të gjatë.

Xhadat: Sa lekë janë këto?

Kamerieri: 3 mijë lekë një tullumbac.

Pas porosisë gazetarët blenë tulumbacet për të cilat morën një faturë të thjeshtë, jo tatimore.  

Po cili është dëmi që shkakton konsumimi i tyre? Në lidhje me këtë  Xhadat intervistoi shefin e shërbimit të toksikologjisë në QSUT, Andrin Tahiri.

Sipas mjekut dëmët janë të shumta, sidomos nëse përdorimi është i shpeshtë. Ato mund të nisin me humbje të vetëdijes e të përfundojnë në komplikacione që çojnë deri në humbjen e jetës. Përzierja e tyre me alkolin apo shishat është shumë e rrezikshme. Sipas tij rastet e paraqitura në spital për të kërkuar ndihmë i përkasin vitit të fundit. Mjeku kërkon ndalimin në mënyrë kategorike të konsumimit të tyre.

Për ekspertin e  kriminalistikës Ervin Karamuço, efekti nga përdorimi i këtyre tullumbaceve është i njëjtë me atë të kanabisit.

Sipas Karamuços, Shqipëria duhet të ndaloj me ligj përdorimin e tyre.

“Xhadat„ publikoi pamje nga jashtë lokalit ku konsumohen këto tullumbace, ndërsa policia e shtetit që sheh nga xhamat jashtë, çfarë ndodh brenda lokalit me tullumbacet me drogë, nuk ndërhyn. Deri tani policia e përjashton ndërhyrjen nga kompetencat e saj, duke qenë se nuk ka asnjë parashikim ligjor. Por e vënë përballë këtij fenomeni a nuk duhet ta kishte raportuar atë në organet e tjera ligjzbatuese? Si ka mundësi që në lokalet e natës tregtohet fare hapur në mënyrë të paligjshme tullumbace me gaz, apo siç vetë kamerierët i quajnë drogë e lehtë, dhe organet shtetërore nuk kanë dijeni??? 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy