Milo: Kemi informalitet direkt tek kontribuesit e sigurimeve shoqërore dhe pagesat në euro! 10-fishimi i gjobave s’e lufton fenomenin

Milo: Kemi informalitet direkt tek kontribuesit e sigurimeve shoqërore dhe pagesat në euro! 10-fishimi i gjobave s’e lufton fenomenin

Petraq Milo, anëtar i Komitetit Organizator të Partisë së Lirisë deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se  në vendin tonë kemi një informalitet direkt tek kontribuesit e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Milo tha se fakti që në vendin tonë lejohet të bësh pagesa me euro rrit informalitetin ashtu sikurse dhe dhjetëfishimi i gjobave që është parashikuar në paketën e re fiskale nuk e lufton këtë fenomen.

Informaliteti është i lartë, raportimi i FMN thekson që është 30-35 e ekonomisë,  duhet ta dallojmë informalitetin në një sektor nga ai tërësor. Gati 34-35% kemi një informalitet direkt tek kontribuesit e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Janë kontribues 700 mijë ose më pak tek sigurimet teksa janë gati 1 milion të punësuar, kemi diferencë dhe kjo krijon një diferencë me vendet e rajonit, shkon 7-10 të PBB krahasuar me Bosnjën dhe Malin e Zi. Këtu fillon një nga elementët e informalitetit në vendin tonë.

Në asnjë vend nuk mund të bësh pagesa në euro, ne vijojmë ta lejojmë këtë gjë, është burim informaliteti, ne paketat turistike apo blerjet e banesave i kemi në euro. Paketa fiskale e fundit 10-fishon gjobat, nuk luftohet kështu informaliteti, është një lloj ftesë për të shtuar informalitetin. Tentojmë që përmirësimin e administratës doganore fiskale ta  bëjmë jo me masa të përmirësimit dhe reformës por me gjobat dhe rritje të normave tatimore. Duhet të fusim një reformë të thellë. Ne nuk arrijmë të vjelim 100% të gjobave që vendosim e jo pastaj të gjobave që kanë qenë.  

Milo tha se duhet të plotësohet 4 parakushte për të nisur me procesin e amnistisë fiskale.

Është diskutuar çfarë synon amnistia fiskale, synon amnistinë penale, është rreziku i parave të pista. Amnistia e parave të emigracionit as nuk qëndron, të bësh amnisti kërkon parakushte, duhen 4 parakushte të krahasueshme me rajonin. I pari është informaliteti, kemi informalitetin më të lartë, qoftë evazion qoftë paratë e pista. E dyta kemi korrupsionin më të lartë, korrupsioni ftesë për të mos bërë amnisti. E treta që është e rëndësishme është indikacioni i luftës kundër parave të pista. E katërta është sistemi fiskal aktual, vetëm sistemi i ndërtuar me përjashtime, preferenca dhe i ndërlikuar, i cili krijon kushte për disa njerëz ka bërë që të jetë sistemi që prodhon evazionin në të gjitha llojet e saj. Ministria e Financave ka hyrë në një program për reformën e sistemit të saj.

Më tej, Milo tha se gati 40% e punonjësve nuk deklarohen.

Në 6 llojet e taksimit, TVSH-në, akcizën ne jemi në mesataren e rajonit dhe atë europiane. Tregon që është maturuar, tregon që politika s’ka pse bën politika të represionit. Tatimi mbi të ardhurat personale, poliitka e diferencimeve ka çuar në rezultat të diferencuar me rajonin. Tatimi mbi të ardhurat në kontributin shoqërore, Gati 40% e punonjësve nuk deklarohem, është e papranueshme që një ekonomi kaq e brishtë të mbajë këtë shifër informaliteti. Për mua në konceptim personal, asnjë s’duhet të përjashtohet nga detyrimi tatimor. Nuk mund të vazhdojmë me grupe të tëra që mos të ketë asnjë detyrim, nëse vazhdojmë kërshtu do të jemi në këtë situatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy