Atentati ndaj 27-vjeçarit/ Rexhepi: Krimi në avangardë me shtetin, po shkëputen fijet pas kapjes së Dumanit

Atentati ndaj 27-vjeçarit/ Rexhepi: Krimi në avangardë me shtetin, po shkëputen fijet pas kapjes së Dumanit

Eksperti i Kriminalistikës Artan Rexhepi komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV ngjarjen që tronditi sot kryeqytetin, ku u ekzekutua me bombë të telekomanduar 27-vjeçari nga Berati Aleksandër Sadikaj. 

Rexhepi sugjeroi që të kontrollohen telefonatat nga policia, pasi komunikimi është kryer përmes antenave. Eksperti i Kriminalistikës tha se kapja e Dumanit mund të ketë nxitur botën e krimit që të veprojë për të shkëputur fijet, prandaj ai kërkoi që të përshpejtohet ritmi i arrestimeve.

Ishte vrasje e bujshme, që krijon probleme, panik për komunitetin. Për fat të mirë s’ka pasur makina pranë sepse mund të kishte viktima të tjera që s’kishin lidhje me krimin. Krimi është avangardë në raport me shtetin. Politika duhet t’i japë më shumë suport Policisë. Krahas pastrimit duhet të ketë edhe suport, në mjete, para, njerëz. Është shmangur kontakti fizik i autorit me viktimën, vështirëson edhe zbulueshmërinë. Një sugjerim që do t’u bëja kolegëve është që policia të ketë akses në të gjitha kompanitë celulare. Ajo bombë në një antenë ka komunikuar. Nëse arrijmë të lokalizojmë orën dhe telefonatat, mund të seleksionohet. Momenti është i rëndësishëm dhe telefonatat të kontrollohen nga kanë ardhur. E zvogëlon probabilitetin. Fakti që komunikon përmes antenave e bën të vështirë, por edhe pak më të lehtë. Mesazhi është i tmerrshëm, krijon panik në komunitet dhe në forcat e rendit. Ndoshta edhe në rrjetin e viktimës kanë dashur të krijojnë panik. Një gjë që s’më pëlqen është çfarë ka bërë policia me këto informacione gjatë kohës që ka qenë gjallë. Bëhet një përbaltje që populli të thotë hë mo se një kontingjent krimi është vrarë. Siguria është shumë e ulët. Të mos merren shumë me armëmbajtje pa leje, dhe xhamat e errët, por trafikun e minave me telekomandë ta kenë fokus kryesor. Sepse parandalim 100 për qind s’ka në asnjë vend të botës. Po arriti krimi të dalë në sipërfaqe atëherë është vërtet problem. Kam përshtypje se kapja e Dumanit, një vepër që duhet përgëzuar, krahas kësaj duhet përshpejtohet ritmi i arrestimeve. Kapja e Dumanit nxori shumë fije në shesh. Mund të ketë një tendencë për të shkëputur fijet”.

Rexhepi u shpreh se krahas asgjësimit të një personi ngjarja e sotme jep edhe një mesazh për bashkëpunëtorët dhe mbështetësit.

E mendoni dot sikur ai të kishte hyrë në parking te Tegu, nëse do të kishin gabuar në sekonda, sa i madh do të kishte qenë dëmi!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy