
Regjisori Kastriot Çipi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për arsyet që, sipas tij, e kanë bërë pjesë të protestës qytetare, e cila sot hyri në ditën e saj të 40-të.
Çipi theksoi se protesta mund të zgjasë në kohë, por shtoi se, për të qenë më efektive, ajo ka nevojë për një organizim më të mirë.
Kam 1001 arsye për të qenë në protestë. Arsyeja e parë daton që në vitin 1999. Atëherë isha nëndrejtor i Teatrit, i emëruar nga Edi Rama, por dhashë dorëheqjen pasi kuptova se kishte një plan ogurzi dhe korrupsion.
Arsyeja e fundit është shumë e thjeshtë. Sa herë kam kaluar kufirin drejt Maqedonisë së Veriut, më ka ardhur turp nga gjendja e asfaltit copë-copë në anën shqiptare ndërsa ana maqedonase e ka të rregulluar.
Protesta mund të zgjasë në kohë, por për të qenë më efektive, ajo ka nevojë për një organizim më të mirë.
Protesta mund të vazhdojë gjatë, por duhet të ketë një organizim më të mirë në vijim.



