31 tetor, Dita e Halloween-it

31 tetor, Dita e Halloween-it

Sot është dita e Halloween-it, një festë e veçantë që festohet në shumë vende të botës.

Emri i  Halloween është interpretimi modern i All Hollows’ Eve të Irlandës, apo Dita e të gjithë Shenjtorëve.

Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA së bashku me emigrantët  irlandezë  dhe hodhi rrënjë për të vuajtur tani një transformim radikal.
Dita e 31 Tetorit shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli.

Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur të tjerët, duke përdorur kunguj të mëdhenj, të ndriçuar nga brenda, skelete, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme etj.
Kësaj feste më së shumti i gëzohen fëmijët, të cilët maskohen dhe dalin për të mbledhur karamele. 

Zakonisht edhe kostumet janë të personazheve negativë ku dominojnë shtrigat dhe vampirët. Si dekor përdoren rrjetat e merimangave, mbulesat e shtrigave dhe kungulli i madh.

Festa ka filluar të festohet shumë edhe në Shqipëri sidomos në vitet e fundit.

Pube dhe klube të ndryshme organizojnë evente për këtë festë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy