
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka mbërritur sot në aeroportin Nënë Tereza nga ku është nisur me helikopter drejt Gjadrit, ku po vijojnë punimet për ndërtimin e kampit të emigrantëve, shoqëruar nga kryeministri Edi Rama.

Siç njofton për ‘MCN live’, korrespodenti i MCN nga Lezha, Jul Simoni, më pas ata do të vijnë drejt Portit të Shëngjin për të inspektuar qendrën pritëse të emigrantëve, nga ky ata do të mbajnë një konferencë për shtyp.
Kjo sipas tij, është edhe një demonstrim për të garantuar sigurinë në këtë qendër pritëse për refugjatë.
Forca të shumta policie janë vendosur në disa pika për të garantuar sigurinë dhe lëvizshmërinë e delegacionit të kryeministres italiane Giorgia Meloni drejt qendrës së pritjes në Shëngjin. Kryeministrja italiane do të shoqërohet edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Më pas delegacioni do të vizitojë dhe Gjadrin ku vijon ndërtimi i kampit të emigrantëve.
Në rrugën Milot në drejtim të Gjadrit ka prani të shumtë të makinave të policisë.
Nga ana tjetër ka një vëmendje të përqendruar të mediave për të ndjekur këtë vizitë dhe prittë me interes se çfarë do të thotë kryeministrja e Italisë në lidhje me marrëveshjen që pritet të nis së shpejti edhe zbatimi.
Qendra e pritjes së refugjatëve në portin e Shëngjinit ka përfunduar ndërsa sa i përket Gjadrit, punimet po ecin me ritëm të ngadaltë dhe nuk janë realizuar as 30% të tyre dhe se nuk ka asnjë afat se kur pritet të përfundojnë pavarësisht se ishte planifikuar që grupi i pare i tyre të vinte në fund të muajit maj.
Është një lloj demonstrimi për të prezantuar edhe sigurinë që do të ketë brenda qendrës pritëse të Portit të Shëngjinit, ku tashmë janë dislokuar edhe forcat e Sigurisë italian që kana ardhur që të hënë këtu dhe do të qëndrojnë këtu për të garantuar sigurinë.



