Papa Françesku kundër Trump për Jeruzalemin: Është një qytet unik

Papa Françesku kundër Trump për Jeruzalemin: Është një qytet unik

Duket se vendimi i fundit i Donaldt Trump që të lëviz ambasadën e SHBA-ve nga Tel Aviv për në Jeruzalem duke e njohur këtë vend edhe si kryeqytetin e Izraelit ka sjellë reagime të ndyshme të liderëve botëror por së fundmi edhe të Papa Françeskut. 

Kleriku i lartë i kishës katolike ka bërë thirrje që të ruhet statusi i tanishëm i qytetit të shenjtë e të tre besimeve, duke e konsideruar atë si unik. 

 "Jeruzalemi është një qytet unik, i shenjtë për hebrenjtë, të krishterët dhe muslimanët dhe ka një profesion të veçantë për paqen. Respekto status quo.." Kjo është thirja e përzemërt i Papa Françeskut, pas vendimit të Trump që shkaktoi kaos në gjithë botën.

Një vendim i tillë është shumë shqetësues për të gjithë liderët e shtetit nga Kina në Londër. Për të gjithë qendron frika e pasigurisë në Lindjen e Mesme, pasi  mund të nisë edhe një luftë dhe për këtë nuk duhen marrë vendime të tilla, pasi kjo është një prej çështjeve më të ndërlikuara të gjeopolitikës Izrael-Palestinë.

Që dje Irani dhe Turqia kanë dhënë mesazhe shqetësese. "Paaftësisë dhe shenjë e dështimit. Palestina do të jetë e lirë dhe palestinezët do të fitojë", ka thënë lideri suprem i Iranit Ali Khamenei. 

Ndërsa në "Twitter" zëvendëskryeministri turk Bekir Bozdag shkruan: "Kjo zgjedhje mund ta çojë rajonin në një konflikt pa fund".

Ndërsa kreu i diplomacisë turke, Mevlüt Çavusoglu, dje kishte paralajmëruar se tashmë "kaosi" mund të pushtojë gjthë rajon. 

Ndërsa i vetmi që nuk shprehu pendesë në atë çfarë po ndodhte ishte kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Gjatë një konference diplomatike në Jerusalem të organizuar nga e përditshmja "Jerusalem Post", i vetmi koment Netanyahu ishte "Identiteti historik dhe kombëtar i Izraelit po merr njohje, sidomos sot." 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy