SHBA i bën thirrje Putinit: Ndalo menjëherë gjakderdhjen

SHBA i bën thirrje Putinit: Ndalo menjëherë gjakderdhjen

Departamenti i Shtetit i SHBA-së i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të "ndalojë menjëherë këtë gjakderdhje" dhe të tërheqë trupat nga territori i Ukrainës, në një deklaratë të lëshuar vonë të mërkurën me orën amerikane.

Në deklaratën e saj, SHBA akuzoi gjithashtu Rusinë se ka nisur një "sulm të plotë ndaj lirisë së medias dhe të vërtetës" duke bllokuar aksesin në mediat e pavarura të lajmeve duke parandaluar aftësinë e tyre për të transmetuar informacione rreth sulmeve.

SHBA theksoi gjithashtu “mbytjen” e platformave të mediave sociale nga Rusia si Twitter, Facebook dhe Instagram, për të cilat tha se u lejoi miliona rusë të aksesonin informacione të pavarura dhe të lidhen me njëri-tjetrin në mbarë botën.

Deklarata vjen pasi Rusia intensifikon sulmin e saj në qytetet kryesore të Ukrainës, duke rezultuar në një numër në rritje të vdekjeve civile dhe më shumë se një milion njerëz që largohen nga vendi për të kërkuar strehim diku tjetër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy