
Santjola Kodra, avokate në Angli në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me planin e kryeministrit në Angli për shqiptarët dhe të gjithë emigrantët që kanë shkuar atje në mënyrë ilegale.
Ajo tha se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurtë dhe kjo i pezullon automatikisht nga përfitimi i azilit, ndërsa theksoi se janë gati 13 mijë shqiptarë që kanë shkuar në Britani ilegalisht gjatë vitit 2022, ndërsa 12 mijë prej tyre kanë bërë kërkesë për azil.
Në fakt puna për planin e kryeministrit nuk është nisur akoma 100% sepse në momentin që gjykata vendosi pro mendimit të kryeministrit do përgatitë një plan projekt nëse nuk bëhet me një të rënë të lapsit, tani po përgatitet dhe është në hapat përfundimtar për tu miratuar, po përgatitet të merren masa dhe të jepet vendimi sepse ka shumë shqiptarë që presin për azilin apo procese të tjera ligjore. Tashmë nuk janë shumë të lehta procedurat e azilit por Anglia kërkon prova faktike për rrezikimin e azilkërkuesve nga shteti i origjinës. Në këtë rast vetë Shqipëria është një vend i sigurtë dhe kjo i penalizon ata për azil, prandaj do bëhen procedurat për një rikthim të tyre pas. Është një situatë kaotike, shumë shqiptarë janë të shqetësuar për fatin e tyre. Janë gati 13 mijë shqiptarë të ardhur ilegalisht në mbretërinë e bashkuar.
E pyetur nëse ka masa konkrete në kuadër të politikave për kthimin e tyre, Kodra tha se kryeministri britanik ka përmendur se do të ketë një bashkëpunim dhe do atashojë disa forca speciale në kanalin e La Manshait për të penguar trafikantët për të marrë emigrantë për ti kaluar për në Angli.
Flitet të ketë rreth 400 e më shumë forca ekstra për të penguar kalimin e tyre përmes detit. Në momentin që azilkërkuesit kanë ardhur në këtë shtet dhe flitet ti transferosh në një vend tjetër si Ruanda që nuk është i sigurte, nuk është e thjeshtë. Nuk është e prerë derisa të pritet apelimi për kalimin e emigrantëve në Ruanda sepse duke qenë vend jo i sigurtë nuk mund të presë azilkërkuesit. Por dua të them se nuk ka vetëm shqiptarë, këtu ka indianë, marokenë, pra nga të gjithë shtetet, ndoshta shqiptarët kanë bërë problem veten e tyre sepse e kanë promovuar shumë këtë shkelje ligjore përmes rrjeteve sociale. Po ti referohemi statistikave në 2022, 12 mijë aplikime për azilkërkuesve janë nga shqiptarë.



