Dhuna ndaj aktivistëve/Nano: Nuk e kuptoj heshtjen e policisë, duhet të kishte reaguar

Dhuna ndaj aktivistëve/Nano: Nuk e kuptoj heshtjen e policisë, duhet të kishte reaguar

Analisti dhe gazetari i njohur Mustafa Nano, ka folur për TVT lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Lidhur me shoqërimin e 4 akitivistëve të Aleancës për Teatrin dhe akuzave të tyre se janë dhunuar nga policia, Nano është shprehur se heshtja e policsë është e papranueshme

Ai ngarkon plotësisht me faj Policinë e Shtetit për mungesë të reagimit dhe një përgjigjeje që duhet të kishte mbi këto akuza.

Mua më ka bërë përshtypje që nuk ka reagim nga Ministria e Rendit. Janë 4 njerez, mes tyre edhe të njohur, që po ngrenë një akuzë, se janë trajtuar keq në polici dhe janë dhunuar.  

Heshtja e policisë më shqetëson, policinë  e ngarkoj me faj, pasi nuk i kushton asgjë të japi informacion  pse i ka ndaluar dhe a kanë ushtruar dhunë ndaj tyre. Policinë e Ardi Veliut nuk e kuptoj. Është një gjë e rëndë” është shprehur Nano.

Ndër të tjera Nano ka folur edhe për zhvillimet politike parazgjedhore, si edhe takimin e kreut të opozitën e Ambasadoren Yuri Kim, duke theksuar se takimi i tyre ka pasur edhe elementë të tjerë që nuk janë  bërë publik, dhe se ky takim lidhet me zgjedhjet e 25 prillit.

“Takimi i Kim-it me eksponentët politikë nuk është një gjë e pazakontë, por takimi me Bashën mendoj se ka lidhje me situatën parazgjedhore, me dhunën e ushtruar nga polcia, me vdekjen e Klodian Rashës. Kim nxjerr vetëm një nga elementët, lidhur me apelin për pastërtinë e figurave që kandidojnë për deputet, por ka më shumë se kaq” 

Nano ka deklaruar gjithashtu se opozita do të dalë me dy lista në zgjedhje edhe pse kjo nuk është në favor të tyre.

“Opozita dhe aleatët e vegjël kanë qënë bashkë për vite, dhe janë këta aleatë që kanë pranuar djegjen e mandateve me logjkën që jemi bashkë, nëse hidheni në humnerë dhe ne mbas jush. Në këtë moment  do ishte padrejtësi nëse do ishin lënë mbas dore këta aleatë. Lidhur me faktin se opozita do dali me dy lista, një e LSI dhe një e PD-së , e penalizon opozitën.Nëse kanë në mendje idenë se këtu ka diktaturë, këto parti duhet ti shmangnin këto gjëra dhe të bëhen bashkë me një listë. Është e kote të haen per 2-3 vende. E rëndësishme është kauza e madhe. Kam përshtypjen se do dalin me dy lista."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy