Një 34-vjeçar i ka shpëtuar atentatit me armë zjarri në zonën e Kinostudios në kryeqytet.
Mësohet se Eduard Duka u qëllua nga dy persona në një automjet në lëvizje.
Pista kryesore e hetimeve është një konflikt i ndodhur muaj më parë në të njëjtën zone, teksa janë shpallur në kërkim dy persona.



