Milazim Gashi, ekspert sigurie, tha në edicionin e lajmeve në Mcn tv se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar për kompromis politik me partitë opozitare, pasi s’e ka tejkaluar elementin personal në këtë aspekt. Ai e cilëson Kurtin barrikaduesin dhe bllokuesin e momentit politik ku ndodhet Kosova. Sa i takon marrëveshjes me SHBA-të për emigrantët, Gashi e sheh si përpjekje të vonuar të kryeministrit të Kosovës për të lidhur marrëdhënie me Uashingtonin, ndërkohë që është i izoluar ndërkombtarisht.
“Barrikaduesi dhe bllokuesi i gjithë këtij momenti është LVV dhe z.Kurti. Pikat e z.Abdixhiku kanë të bëjnë me situatën gjeo-strategjike. Qeveria Kurti ka tensonuar situatën me komunitetin serb, dhe pikat e z.Abdixhiku duhen parë në aspektin pozitiv, jo negative. Po shihet një panik i madh i z.Kurti që s’po mundet të tejkalojë elementin personal. Z.Kurti fare s’është i interesuar të ketë kompromis politik me ndonjë subjekt opozitar. Z.Kurti ka mundësi të kalojë në pozitën e Presidentit vitin e ardhshëm. Zgjedhjet lokale s’kanë të bëjnë fare me ato qendrore. Z.Kurti s’ka infrastrukturë të njerëzve që do ta përfaqësojnë nëpër komuna, dhe do ketë handikap të madh të LVV. Z.Kurti nëse ia kalon kryeministrin LDK-së do kishte një mandat më të gjerë. Partneriteti i Kosovës është i bllokuar, Kosova gjendet në embargo për shkak të një kryeministri që ka lidhje të izoluara me bashkësinë ndërkombëtare, veçanërisht SHBA-të. Z.Kurti po mundohet që përmes emigrantëve të lidhë marrëdhëniet me amerikanët. Duhet të kalojnë përmes Parlamentit të Kosovës. Parlamenti duhet të votojë çdo vendim kontraktual ndërkombëtar”.



