
Konfindustria i kërkon Bankës së Shqipërisë, që të ndërhyjë sa më shpejt me vendosmëri në tregun monetar për të shmangur mundësitë e spekulimit financiar mbështetur në dobësimin e sforcuar të Euro-s dhe valutave të tjera.
Në këtë kërkese të përsëritur nga Administratori i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, i kërkohet Bankës së Shqipërisë që të tregojë profesionalizëm në fushatën e saj të shpallur të "deeuroizimit" të ekonomisë shqiptare me mjete administrative dhe shmangie nga ligjësitë e tregut të lirë.
Konfindustria shpreh shqetësimin, se kahu i rënies së fortë sidomos të Euro-s kundrejt monedhës kombëtare Lek në 2 javët e fundit, po krijon kushtet për mundësinë e rrezikut të një spekulimi financiar, që do të favorizojë ndjeshëm kompanitë e huaja, importet dhe do të dëmtojë rëndë prodhimin vendor, eksportet dhe drejtperdrejt qytetaret shqiptare.
“Para se gjithash jemi ne kushtet kur kompanite e huaja po mbyllin bilancet e vitit fiskal 2017 dhe pergatiten te nxjerrin dividentet jashte vendit, duke qene mjaft te interesuara per te perfituar nga nje Euro dhe valuta sa me te dobta ne tregun monetar shqiptar”, nwnvizon administratori i Pergjthshem i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.
Ai veren me shqetesim, se kahu i zhvleftesimit te forte e monedhes Euro dhe valutave te tjera kundrejt Lek-ut perputhet ne kohe edhe me fillimin e fushates nga Banka e Shqiperise per kufizimin e perdorimit te euro-s si edhe me fillimin e blerjes se valutave per trasferimin jashte vendit te dividenteve nga kompanite e huaja.



