“Shqiptarëve në Luginën e Preshevës po u bëhet spastrim etnik”, Basha kritika qeverisë shqiptare

“Shqiptarëve në Luginën e Preshevës po u bëhet spastrim etnik”, Basha kritika qeverisë shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me kryetarin e Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi. Në një deklaratë për mediat kryedemokrati Basha u shpreh se shqiptarët në Luginën e Preshevës në Shqipëri po përballen me spastrim etnik.

Sipas Bashës BE dhe SHBA duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndalur këtë spastrim.

“Problem themelor është spastrimi etnik që po i bëhet kësaj komune. Ky është një proces diskriminues në shkelje të Kushtetutës dhe në kuadër të dokumenteve të bashkëpunimit. PD dënon me forcë dhe u kërkon autoriteteve serbe të ndalin këtë praktikë të paligjshme. I bëjmë thirrje BE dhe SHBA të bëjnë gjithçka për të ndalur këtë spastrim etnik që po ndodh prej vitesh. Mbi 2000 qytetarë të kësaj komune kanë humbur të drejtën e rezidencës dhe të drejtave të tjera që burojnë nga regjistrimi i ligjshëm si banorë të kësaj komune”, tha Basha.

Basha po ashtu theksoi se Tirana po e kalon në heshtje këtë situatë  dhe se po shpenzon për ngjarje vanitoze, ndërkohë që ironizoi takimin e kryeministrit Rama me presidentin Vuçiç.

“E gjithë zona e luginës së Presheves ka vetëm një institucion shëndetësor. Nuk ka një mjek të vetëm shqiptar. Ka pengesa për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme për të mësuar në gjuhën e tyre amtare. Të rinjve dhe të rejave nuk u njihen diplomat. Përkundër kësaj situate dhe sfidave të qytetarë ka heshtje dhe mosveprim nga qeveria e Tiranës. Disa fish më shumë para janë shpenzuar për ngjarje vanitoze. Kjo është në kundërshtim flagrant me vizionin dhe vlerat tona. PD dhe unë do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund kësaj neglizhence dhe për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme politike shqiptarëve dhe Luginës së Preshevës. U shpreh mirënjohjen time zotit Arifi dhe drejtuesve të tjerë lokal në Luginën e Preshevës. Nuk e di sa kohë i ka kushtuar Edi Rama këtij problemi kur flet me mikun e tij Vuçiç, por në qoftë se i ka kushtuar pak kohë e ka mbajtur të fshehtë mjaft mirë”, tha Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy