Sipas një raporti të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ka shkelje serioze në mënyrën se si institucionet shqiptare po mbrojnë dhe menaxhojnë pasuritë kulturore e natyrore të Shqipërisë që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në studion e MCN Informacion, arkitekti Gjergji Caca dhe Geri Emiri, gazetar i Amfora.al, thanë se para së gjithash, shteti shqiptar nuk ka një inventar të saktë të objekteve të trashëgimisë kulturore në vend.
Geri Emiri
Paratë që gjenerohen nga trashëgimia kulturore jo vetëm që nuk kthehen, por çohen në drejtim tjetër. P.sh. kalaja e Gjirokastrës gjeneron para, ose Butrinti gjeneron para. Por Butrinti është i zhytur në ujërat e shiut dhe fondet shkojnë për kondicionerët e zyrave.
Pjesa më e madhe e fondeve që shkojnë për trashëgiminë kulturore janë për sevap. Pra fondacione që vijnë dhe na ndihmojnë ne të mirëmbajmë trashëgiminë tonë kulturore.
Durrësi ka pasur një plan që kishte krijuar një zonë mbrojtëse. Por tashmë me planin e ri, bëhet një kakofoni totale. Nuk merr vesh i pari institucion të dytin. Të gjitha resortet që po bëhen në zonat e mbrojtura shfrytëzojnë boshllëqet ligjore dhe dëmtojnë trashëgiminë kulturore.
Sa i përket menaxhimit, kemi pyetur ministrinë për disa kontrata që trashëgohen prej vitesh. Kur e pyesim ministrinë për këto kontrata, përfitimet prej tyre, investimet, nuk japin asnjë informacion serioz. Nuk japin kontratën. Duke pasur një kulturë që mungon transparenca...
Duhet një skanim i plotë i pasurive publike që menaxhohet nga privati. Po shemben monumente kulture. Duhen identifikuar në kohë ndërhyrjet. Duhen marrë masa serioze për inventarë. Duhet bërë rifreskim i kartelave, të vendosen të dhëna të reja.
Gjergji Caca
Asnjë institucion nuk ka një inventar të karrigeve të veta, le më të trashëgimisë kulturore. Përkthimi i dokumenteve qenka problem i madh. Nuk ka kush t’i përkthejë. Zbatimin e rekomandimeve, UNESCO të jep një listë.
Në Shqipëri mund të ndodhë çdo gjë, nuk i intereson njeriu. E njëjta gjë është edhe ndaj shtetit. Nuk mund të presim që ky shtet që për 36 vjet e ka vjedhur trashëgiminë, e ka vjedhur, e ka shitur... nuk mund të presim të zgjohet dhe të jetë i ndërgjegjshëm.
Para se të bëjmë shqiponjën me duar, para të qenit arbër kemi qenë ilirë. Nëse të entuziazmon kjo dhe do ta shfaqësh, në radhë të parë duhet të mbrosh këtë. duhen vënë para përgjegjësisë të gjithë, kjo është ndërgjegje kombëtare.



