Anis Amri, tuniziani që kërkohet për atentatin në Berlin, është filmuar nga kamerat e sigurisë 8 orë pasi kishte u kishte marrë jetën 12 personave dhe plagosur dhjetarë të tjerë në një treg Krishtlindjesh, ku u fut me kamion. Ai është filmuar pranë xhamisë “Fusillet 33” në lagjen Moabit të kryeqytetit gjerman, e cila po kontrollohet nga policia.
Fotot janë publikuar nga televizioni publik RBB, i cili publoi edhe foto të tjera që e tregojnë Amrin para një xhamie në 14 dhe 15 dhjetor.
Në një raport të brendshëm të policisë thuhet se xhamia “Fusillet 33” ka shërbyer si qendër takimesh për ekstremistët islamikë.
“Gjatë leksioneve të islamit që mbaheshin aty dyshohet se janë radikalizuar shumë myslimanë, shumica prej tyre turq dhe çeçenë, që i janë bashkuar ISIS-it në luftën në Siri”, bën të ditur DPA-ja.



