Rreth 12 orë pas mbylljes së TikTok në Shtetet e Bashkuara, aplikacioni është rikthyer për shumë përdorues, sikur të mos ishte bllokuar kurrë.
Kjo ndodhi menjëherë pas betimit të Donald Trump si president i SHBA-së.
Ekspertja e inteligjencës artificiale, Denisa Kele, analizon për shikuesit e programit të mëngjesit "Zgjohu me MCN" arsyet pse TikTok nuk u arrit të mbyllej për përdoruesit e saj dhe ofrimin e Elon Musk për të marrë 50% të pronësisë së kompanisë në SHBA.
Trump është biznesmen, dhe është intiutiv. Trump ka qenë një ndër personat që ka synuar më shumë Ti Tik para disa vitesh dhe kjo është normale për arsye të sigurisë kombëtare, sepse është e frikshme që të gjitha të dhënat e njerëzve janë në dorë të një kompanie kineze.
Por, tashmë me ardhjen e tij dhe më tërë pjesën e zhurmës që i është bërë mbylljes së TikTik, ai di se si të bëhet karizmatik dhe se si të bëhet i pëlqyeshëm për publikun.
E para, me atë që shikoj unë, kam përshtypjen që i intereson shume pjesa e krijimit të një marrëdhënie , nga ana e politikës së jashtme, si me Kinën, si me Rusinë, dhe u ka thënë që dua dhe jam për paqe. Ndonjëherë edhe këto deal-et e vogla janë hapa përpara për të krijuar marrëdhënie të mira.
Ekspertja e AI, gjithashtu përmend faktin se Trump ka në anën e tij Elon Musk, i cili ka shprehur gatishmërinë të marrë 50% të aksioneve të TikTok në SHBA.
Kjo sipas saj, mund t’i mundësojë Trump-it një kontroll më të madh mbi të dhënat dhe sigurinë kombëtare, një aspekt që mbetet për t'u menaxhuar.
Mos harrojmë se ai ka edhe Musk që ai është shprehur i gatshëm të marre 50% të onershipit të kompanisë Tik Tok.
Mbyllja e TikTik në Amerikë i kushtëzonte edhe ata dhe Trump po mundohet të bëj një deal, të bëj një bëj një gjë të ndërmjetme. Në momentin që merr 50% të onershipit ka mundësi që të kontrollojë të gjitha të dhënat dhe kjo në pjesën e sigurisë kombëtare ngelet diçka për tu menaxhuar.
Mendoj se Tik Tik nuk mund të mbyllet është pjesa që sjell shumë të ardhura, do të sjell një bashkëpunim për të ruajtur të gjithë pjesën dhe për qytetarët e saj.



