
Me shtimin e temperaturave të ftohta, shtohet nevoja dhe kujdesi ndaj kafshëve shtëpiake për aksesorët e nevojshëm që ndihmojnë në mbrojtjen e tyre.
Ornela Mebelli, menaxhere e Spitalit Veterinar, ndau me shikuesit e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN’, disa këshilla për aplikimin e nevojshëm të aksesorëve për këto kafshë.
Gjëja e parë që duhet të kemi ta kemi krehrin, meqë problemi më i madh në familje është humbja e qimeve.
Neve duhet të marrim krehër për të hequr qimet e vdekura, që i ndihmon për tu rritur me pas në mënyrë të shëndetshme, pra krehëri është një aksesor ndër më të rëndësishëm në shtëpi dhe kam përshtypjen se secili duhet të ketë një të tillë në shtëpi.
Gjithashtu për prindërit e rinj ajo që është e rëndësishme është ‘pupytrainer’. Ajo ndihmon qenushin apo kotelen që sapo ka ardhur në shtëpi, të bëhet pis ose të bëj urinën, rekomandojmë këtë duke e sprucuar herë pas here, e ndihmon që të shkoj të urinoj në një vend të caktuar të shtëpisë.
Sidomos tani që po shtyjmë në sezonin e vjeshtës, është e rëndësishme të rekomandojmë që dy aksesorët që duhet patjetër ti kemi në shtëpi, sidomos që qenushët janë çizmet ose këpucët në momentin që fillojnë të dalin nëpër shi. Kjo e ndihmon qenushin të mos laget putrat dhe mos ti dëmtohen putrat, as gricje apo edhe në mal nëse shkoni, të evitoni ashklat, etj. Pastaj xhupi që të mos ketë ftohtë në shi, ose borë që të mos ftohet nga erërat.
Pastaj aksesor tjerët është se ku do flejë qenushi dhe macja, por ai duhet te mësohet të flejë jo në krevat të familjes. Pra ne rekomandojmë që të ketë një krevat të tyre të cilën ata ndjehen komod, te ndjehen se është e vetmja dhe të flenë aty kurdoherë. Pastaj lodrat, kua ta te mund të argëtohen dhe të kalojnë kohën, dhe të mos shkaktojnë mërzitje.



